Documents library
Vlerësimi i rreziqeve të korrupsionit në gjyqësor në Maqedoninë e Veriut
Publishing date: 12 qershor 2023
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Vlerësimi i rreziqeve të korrupsioni në gjyqësor ofron një shqyrtim gjithëpërfshirës të rreziqeve të përditshme të korrupsionit që shpesh kalojnë pa u vënë re nga vendimmarrësit në gjykatat dhe prokuroritë publike në Maqedoninë e Veriut. Vlerësimi është kryer në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025, me mbështetjen e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, dhe në partneritet me Shoqatën e Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe Shoqatën e Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo përpjekje nismëtare synon të vlerësojë dhe rendisë rreziqet e korrupsionit në sistemin gjyqësor kombëtar, duke marrë parasysh si aspektet legjislative ashtu edhe ato praktike të zbatimit. Vlerësimi gjithashtu ka për synim të kontribuojë në hartimin e politikave të mirë informuara dhe një përgjigje efektive institucionale ndaj rreziqeve të identifikuara të korrupsionit në gjyqësor. Verzioni shqip fillon nga faqja 95.
Raport nga hulumtimi i perceptimit të formave gjinore të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut- Sektorët Arsim i lartë dhe Administratë publike
Publishing date: 4 prill 2023
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky publikim paraqet gjetjet e dy anketave të reja të kryera në vitin 2022, duke eksploruar situatën me zhvatjen seksuale si formë specifike gjinore e korrupsionit në sektorët e arsimit të lartë dhe administratës publike në Maqedoninë e Veriut. Këto të dhëna empirike do të kontribuojnë në diskutimin e politikave dhe të rrisin ndërgjegjësimin e politikëbërësve për nevojën e institucionalizimit dhe kriminalizimit të formave gjinore të korrupsionit në legjislacionin kombëtar.
Raporti për korrupsionin në fushën e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Publishing date: 3 tetor 2022
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Veprimtaritë mjedisore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti fokusohet në korrupsionin e ndërlidhur me problemet më të rëndësishme mjedisore në Maqedoninë e Veriut, si prerjet ilegale, ndotja e ajrit, koncesionet për burimet minerale, koncesionet për shfrytëzimin e burimeve ujore, etj. Gjetjet dhe konkluzionet e raportit parashihen të përdoren nga organet shtetërore vendase për të ndërgjegjësuar aktorët përkatës, si dhe për të bërë thirrje për parandalimin dhe sanksionimin e veprave korruptive në këtë fushë, duke kontribuar kështu në uljen e ndikimit negativ të drejtpërdrejtë të korrupsionit mjedisor në sigurinë, shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
Intervistë me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Clemens Koja për Independent Balkan News Agency (IBNA)
Publishing date: 4 prill 2022
Content type: Intervistë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Intervistë me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Clemens Koja për Independent Balkan News Agency (IBNA).
Parandalimi i dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara- Raporti i hulumtimit
Publishing date: 2 mars 2022
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i hulumtimit shqyrton çështje të ndryshme, të cilat vënë në dukje situatën e dhunës ndaj grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara në vend. Ai gjithashtu jep një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kornizës kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara, si dhe ofron një pasqyrim të perceptimit dhe përvojës së tyre personale me dhunën dhe diskriminimin. Raporti synon të tregojë problemet me të cilat përballen gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara, si dhe të ofrojë rekomandime specifike se si t'i kapërcejnë ato.
Raporti i Vlerësimit të Nevojave mbi Konventën e Aarhusit të OKB-së mbi qeverisjen mjedisore
Publishing date: 1 mars 2022
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Veprimtaritë mjedisore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i Vlerësimit ofron një përmbledhje të gjendjes së zbatimit të Konventës së Aarhusit në Maqedoninë e Veriut. Ai ofron një sfond të shkurtër historik të Konventës dhe angazhimeve të lidhura me OSBE-në. Fokusi kryesor është vënë në kornizën ligjore dhe institucionale në vend dhe më e rëndësishmja, në fushat e ndërhyrjes që Misioni i OSBE-së në Shkup mund të ndjekë në përputhje me specifikat e mandatit të vet.
Promovimi i qasjes shumë-palëshe në parandalimin dhe kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm
Publishing date: 14 tetor 2020
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Countering terrorism
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport u botua si bazë për të mbështetur përpjekjet në Maqedoninë e Veriut për të promovuar një qasje shumë-palëshe në parandalimin dhe kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm (EDhRÇT) në përputhje me praktikat më të mira në OSBE. Raporti paraqet gjetjet nga dhjetë tryeza të rrumbullakëta, të organizuara nga Misioni i OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim me Zyrën e Koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit(KEDh/KT), lidhur me Strategjinë kombëtare të vendit për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm të miratuar në shkurt 2018. Raporti gjithashtu thekson praktikat e mira, si dhe ofron rekomandime për një qasje shumë-palëshe në parandalimin dhe kundërvënien ndaj EDhRÇT.
Raporti i tretë i përkohshëm dhe përfundimtar i projektit për aktivitetet dhe rastet nën kompetencën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP)
Publishing date: 6 maj 2020
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Zyra e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) u themelua nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut në shtator të vitit 2015 në bazë të marrëveshjes për të tejkaluar krizën politike që u shfaq pas skandalit të përgjimeve në vitin 2015.
Analiza e të dhënave nga procedurat e vëzhguara gjyqësore për rastet e dhunës në familje dhe dhunës së bazuar gjinore në vitin 2019
Publishing date: 9 janar 2020
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Si pjesë e projektit gjatë vitit 2019, Misioni i OSBE-së në Shkup mbështeti monitorimin e rasteve gjyqësore të dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore para gjykatave themelore në të katër rajonet e apelit në vend, të kryera nga rrjeti i 14 organizatave të shoqërisë civile, Koalicioni 'Të gjithë për gjykim të drejtë'. Duke identifikuar dobësitë si dhe pikat e forta në gjykimet e rasteve të dhunës në familje dhe ato gjinore, Analiza shërben për të përcaktuar nëse mbrojtësit e ligjit zbatojnë masa mbrojtëse procedurale për jetën dhe lirinë, si dhe për të prodhuar rekomandime që mbështesin reformën legjislative dhe adresojnë mangësitë duke promovuar standarde vendase dhe ndërkombëtare të gjykimit të drejtë.
Analizë e të dhënave nga monitorimi i procedurave gjyqësore në vitin 2018
Publishing date: 26 gusht 2019
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Gjatë vitit 2018, me qëllim të mbështetjes së reformës në drejtësi, Misioni i OSBE-së në Shkup mbështeti monitorimin e gjykimit të çështjeve të krimit të përgjithshëm para gjykatave kompetente në katër rajonet e Apelit në vend, të kryera nga organizata e shoqërisë civile Koalicioni 'Të gjithë për gjykim të drejtë’, një rrjet i përbërë nga 14 organizata të shoqërisë civile. Monitorimi i gjykimeve synonte rritjen e kontrollit publik mbi sektorin e drejtësisë duke forcuar kapacitetet për monitorim të qëndrueshëm dhe sistematik të gjykimeve nga organizatat civile, që rezultoi në këtë analizë, e cila ofron një pasqyrë të zbatimit të Ligjit për Procedurën Penale. Për më tepër, analiza gjithashtu ofron rekomandime për ndërhyrjet dhe aktivitetet e ardhshme që synojnë përforcimin e kapaciteteve të sistemit gjyqësor në vend, të cilat, nga ana tjetër, duhet të çojnë në rritjen e besimit të publikut në sistemin juridik.